Komuna e Pejës: Gjendje e menaxhueshme edhe në Lugun e Baranit

Pas reshjeve të fundit dhe përkeqësimit të situatës në disa lokacione në qytet dhe fshatra të Pejës, për të cilat raportoi Peja në Fokus, Komuna e Pejës ka reaguar duke thënë se gjendja është nën kontroll.

“Si pasojë e reshjeve të fundit të shiut, gjendja në Komunën e Pejës është e menaxhueshme dhe nën kontroll. Situata në qytet është stabile, ndërsa në disa zona rurale, përfshirë fshatrat e Lugut të Baranit, ka pasur dalje të përkohshme të ujit nga kanalet, por pa përmbytje të shtëpive, përveç vështirësive në qarkullim”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Agron Nikçi.

Ai shtoi se ekipet komunale kanë qenë në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për intervenim, duke ftuar qytetarët që për çdo problem të kontaktojnë organet kompetente./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: