Një grua, pasi u rrah nga burri i saj, mori fëmijët dhe u largua tek familja e saj, teksa burri kaloi natën në burg.
Për ngjarjen që raportohet se ndodhi natë më parë në Pejë, foli edhe Policia e Kosovës.
“DHUNË NË FAMILJEPejë / 06.01.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe, me kërkesën e saj, bashkë me tre fëmijët e tyre është dërguar tek familja e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – tha Policia./Pejanefokus.net.
