Aksion policor për krime ekonomike, arrestime edhe në Pejë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, këtë mëngjes kanë nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, ku përfshihet edhe Peja.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, deri më tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se aksioni lidhet me veprat penale: keqpërdorim i besimit, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, ndihmë në keqpërdorim të besimit dhe falsifikim të dokumenteve./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: