Situata me vërshime në rajonin e Pejës paraqitet stabile dhe e menaxhueshme, sipas raportit të përditësuar të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.
Në komunat Pejë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik nuk janë raportuar kërkesa për intervenim, ndërsa niveli i ujit në lumenj dhe përrenj ka shënuar rënie.
Sa i përket qarkullimit, në aksin Pejë–Rugovë ka segmente me ujë në rrugë dhe kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa rruga Pejë–Kullë mbetet e kalueshme, por me kujdes. Institucionet përkatëse mbesin në gatishmëri për çdo eventualitet./Pejanefokus.net.
Burimi i informacionit në link: https://www.facebook.com/share/14RyWSrob3N/
