Sikurse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, nesër, e hënë (12 janar), edhe në Pejë pritet të nis procesi nësimor i gjysmëvjetorit të dytë vitin 2026.
Mësimi ishte paraparë të fillonte më 7 janar, por për shkak të përkeqësimit të motit dhe vërshimeve, me vendim të Ministrisë së Arsimit, fillimi i tij u shty.
Kliko lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/shtyhet-fillimi-i-mesimit-nxenesit-kthehen-ne-shkolla-me-12-janar/
Lajmin e ka konfirmuar për Peja në Fokus ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega.
“Po, nesër fillon procesi mësimor, sepse nuk ka ndonjë njoftim tjetër,” ka deklaruar Gega. /Pejanefokus.net
