Policia me detaje të reja për plagosjen në Pejë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të dielën, më 11 janar, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ka konfirmuar Policia e Pejës.

Sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali privat.

“Sipas raportit, persona të panjohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe kanë goditur me mjet të fortë një mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/qkuk-flet-per-gjendjen-e-te-plagosurit-ne-peje/

LEXO EDHE: