Viti 2025 kaloi pa vrasje në Pejë

Për herë të parë që nga paslufta, viti 2025 në Pejë ka përfunduar pa asnjë rast vrasjeje.

Kjo u bë e ditur nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, gjatë një konference për media ku prezantoi të arriturat e institucionit për vitin e kaluar.

Ajo njoftoi gjithashtu se tre zyrtarë policor morën mirënjohje për punën e tyre në parandalimin e rasteve të vrasjeve.

Në vitin 2025, Prokuroria e Pejës ka konfiskuar 66 automjete dhe ka sekuestruar 48 të tjera, duke treguar angazhim të vazhdueshëm në fushën e drejtësisë dhe sigurisë publike./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: