Qytetarët dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të gjetura në Pejë

Pejë, 15 janar 2026 – Zyra për Media e Policisë së Pejës ka bërë të ditur se dy qytetarë kanë dorëzuar në Polici shumën prej 10,050 euro, të cilën e kishin gjetur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Sipas njoftimit, më 10 janar 2026 ishte raportuar humbja e kësaj shume nga një qytetar, ndërsa më 13 janar dy persona nga Peja e kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor.

Pas procedurave hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, paratë i janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për përgjegjësinë dhe veprimin korrekt./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: