Kanosi ish-renë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar të enjten në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari ka kanosur ish-renë e tij.

“Pejë, 15.01.2026 – 09:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur ish-renë e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./pejanefokus.net.

LEXO EDHE: