Arrestohet një i mitur për dhunë familjare në Deçan

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Rasti raportohet se ka ndodhur të hënën e 19 janarit, konfirmon Policia e Kosovës.

“DHUNË NË FAMILJE Deçan 19.01.2026-16:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij”- thuhet mes tjerash në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: