Gjendet pa shenja jete i raportuari si i zhdukur

Gjendet pa shenja jete personi i raportuar i zhdukur në Stacionin Policor në Klinë

Një person, i cili ishte raportuar si i zhdukur në Stacionin Policor në Klinë, është gjetur pa shenja jete sot, më 20 janar 2026, në Malishevë, kanë bërë të ditur anëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.

“Peja në Fokus” kishte transmetuar më herët raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhej se më 18 janar 2026, në fshatin Shtaric të Klinës, ishte raportuar zhdukja e një mashkulli kosovar, pasi familjarët kishin humbur kontaktin me të.

https://pejanefokus.net/nje-i-zhdukur-ne-kline-policia-nis-hetimet/

Pas informacionit për gjetjen e trupit në Malishevë, “Peja në Fokus” ka kontaktuar Zyrën për Media të Policisë së Kosovës në Pejë, për të pyetur nëse bëhet fjalë për rastin e njëjt, teksa zëdhënësi i kësaj drejtorie, Fadil Gashi, bëri të ditur se rastin e zhdukjes e kishte raportuar një bashkëfshatar dhe se po dyshohet që personi i gjetur pa shenja jete është i njëjti që po kërkohej.

Sipas Policisë, rasti është ende në fazën e hetimeve./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: