Peja e zbardhur nga bora, rrugët lokale të qarkullueshme

Peja sot, më 21 janar, është zgjuar e mbuluar nga bora, me temperatura rreth -1°C. Sipas raportimeve fillestare, rrugët lokale janë të qarkullueshme.

“Komuna e Pejës ka në dispozicion 3 operatorë për Rugovë, qytet dhe fshatra. Edhe ne jemi në terren me ta. Operatorët kryejnë shërbimin vetëm për rrugët lokale,” ka thënë Agron Nikçi, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Pejës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes në komunikacion për shkak të temperaturave të ulëta. /PejanëFokus.net

LEXO EDHE: