Pejë: Sulmohet një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës

Një zyrtar policor është penguar dhe sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar, rreth orës 03:10 pas mesnate. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti i ka penguar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.”

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe po trajtohet nga organet kompetente./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: