Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person për 48 orë për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit për të njëjtin rast.
Sipas raportit për media, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Pejës ka ngritur gjithsej pesë aktakuza kundër shtatë personave.
Rastet përfshijnë lëndim të lehtë trupor, kanosje, heqje apo dëmtim të vulave zyrtare, ndotje ose degradim të mjedisit, si dhe mbajtje të paautorizuar të armëve./Pejanefokus.net.
