Djegia e veturës së policit në Pejë – rast nën hetime

Të martën, më 20 janar 2026, një veturë në pronësi të një zyrtari policor u dogj në oborrin e disa ndërtesave kolektive në Pejë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ngjarja, që ndodhi rreth orës 20:00, u cilësua si “zjarrvënie” nga Policia e Pejës.

Njësi të policisë dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të fikur zjarrin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, zjarrin e shkaktoi një incident në rrethana të panjohura, dhe aktualisht nuk ka të arrestuar.

Rasti është incuar në konsultim me prokurorin dhe vazhdon në procedurë hetimore.

“Rr. Papa Klementi, Pejë / 20.01.2026 – 20:04. Raportohet se nga një zjarr që ka shpërthyer në rrethana të panjohura është djegur një veturë pronë e viktimës mashkull kosovar. Përveç njësive policore, në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë fikur zjarrin. Rasti vazhdon në procedurë hetimore” – thuhet në raportin policor./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/digjet-vetura-e-nje-zyrtari-policor-ne-peje/

LEXO EDHE: