Litra nafte janë vjedhur në orët e mëngjesit të së enjtes në fshatin Lutogllavë të Pejës, ndërsa hajnat kanë tentuar pa sukses të vjedhin edhe gjeneratorin e objektit.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objekt përmes një dritareje, ku kanë arritur të vjedhin naftën, por jo edhe gjeneratorin.
“VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Lutogllavë, Pejë, 22.01.2026 – 08:00. Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes një dritareje të një objekti ku kanë vjedhur naftë, si dhe kishin tentuar të vjedhin edhe gjeneratorin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net
