Peja i thotë po shëndetit të grave: Nis java për PAP Testin

Pejë, 23 janar 2026 – Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Pejës njofton se institucioni i bashkohet fushatës për ndërgjegjësimin e grave mbi rëndësinë e PAP testit, një masë parandaluese ndaj kancerit të qafës së mitrës.

Qëllimi i kësaj jave sensibilizuese është të inkurajojë çdo grua të kryejë kontrollin në kohë dhe të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të saj. Parandalimi mbetet hapi i parë drejt një jete më të shëndetshme.

Në komunën e Pejës, PAP testet kryhen në njësitë e mëposhtme:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – 044 531-859

Qendra e Mjekësisë Familjare 3 – 044 221-102

Qendra e Mjekësisë Familjare 4 Dardani – 044 251-526

Sipas raportit të kordinatores Violeta Gorani, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 660 PAP testime.

Drejtoria për Shëndetësi falënderon stafin mjekësor për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë program dhe i fton të gjitha gratë që të shfrytëzojnë mundësinë për kontroll në kohë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: