Ura e sapondërtuar pak metra mbi “Urën e Zallit”, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, aktualisht po përdoret si parking ilegal për vetura, ndonëse ende nuk është funksionale për qarkullim.
Kjo urë, me kosto rreth 415 mijë euro, është ndërtuar për të lidhur lagjet Puhvci dhe Kapeshnicë, por aktualisht mbetet e bllokuar.
Drejtori komunal i Shërbimeve Publike, Agron Nikçi, ka sqaruar se punimet për ta bërë urën të qarkullueshme pritet të nisin nga java e ardhshme.
“Ura momentalisht nuk është funksionale. Prej javës tjetër fillojmë me punu, kemi prit vetëm përmirësimin e motit. Veturat nuk e rrezikojnë konstruksionin, por e dëmtojnë izolimin pasi ura ende nuk është asfaltuar,” ka deklaruar Nikçi.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos parkojnë mbi urë deri në lëshimin e saj për qarkullim./Pejanefokus.net.
