Restoranti “Lugu i Butë” është thyer, demoluar dhe vjedhur gjatë orëve të fundit nga persona ende të panjohur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke cenuar seriozisht aktivitetin e biznesit.
Rasti është raportuar tek organet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.
Pronari i restorantit, Nezir Mavraj, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e rastit.
“Kërkojmë nga qytetarët që çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit ta raportojnë tek Policia e Kosovës ose drejtpërdrejt tek ne”, ka deklaruar Mavraj.
Ai ka falënderuar opinionin për solidaritetin dhe mbështetjen, duke shpresuar që drejtësia të veprojë sa më shpejt./Pejanefokus.net.
