Një lokal në Istog është grabitur gjatë ditëve të fundit, ku përveç gjësendeve të ndryshme është vjedhur edhe një pistoletë, e cila ishte me leje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në periudhën 24–28.01.2026, në Istog, një i dyshuar i panjohur me forcë ka depërtuar në lokalin e tij dhe ka vjedhur gjësende dhe një pistoletë të cilën e kishte me leje,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet./Pejanefokus.net.
