Një person i moshës madhore është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” ndaj një të mitureje rreth 12-13 vjeç.
Sipas Policisë së Kosovës: “DHUNIM Istog / 29.01.2026 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa Gjykata Themelore në Pejë njofton: “Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00.”/Pejanefokus.net
🔗 Lexo më shumë: https://pejanefokus.net/nje-i-arrestuar-per-dhunim-te-nje-te-miture-ne-istog/
