Paraburgim 1 muaj për dy të dyshuar për grabitjen në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar paraburgim prej një muaji për dy të personave, të dyshuar për veprat penale “Grabitje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Sipas aktvendimit, paraburgimi është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, ku prokuror rasti është Ersan Çavolli, ndërsa të pandehurit, të identifikuar me inicialet T.B. dhe A.J., ndodhen në ndalim që nga 30 janari 2026.

Ndryshe, sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar portali Peja në Fokus, masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve do të zgjasë deri më 28 shkurt 2026, ora 16:00, ndërsa gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje./Pejanefokus.net.

Lajmi rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/grabitjet-e-armatosur-ne-peje/

LEXO EDHE: