Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte i shpallur në kërkim policor.
Ngjarja ka ndodhur më 02.02.2026 rreth orës 08:50, gjatë një patrullimi rutinë, ku zyrtarët policorë kanë vërejtur të dyshuarin. Me të parë Policinë, ai ka tentuar të ikë, por është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë, i dyshuari ka kryer edhe një vepër tjetër penale.
“Gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ndaj tij është hapur rasti për veprën penale ‘kanosje ndaj personit zyrtar’”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Pejanefokus.net.
