Dënim me burg dhe gjobë për vjedhje në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar personin me inicialet E.K. për dy vepra penale, “vjedhje të rëndë” dhe “vjedhje”, teksa shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjyqtarja Blerta Kelmendi.

“Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me gjobë 800 euro dhe burgim 3 vite e 4 muaj, duke i llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.”- thuhet mes tjerash në komunikatën e shpalljes së aktgjykimit.

Për pikat tjera të aktakuzës, akuzat janë refuzuar pasi Prokurori i Shtetit ka hequr dorë. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: