Data 12 qershor e vitit 1999 ishte ditë e tmerrit, për familjen Bala nga “Dardania” e Pejës, nga ku vranë dhe masakruan shtaë antarë, prej të cilëve pesë fëmijë.
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes, kurë u thyen dyert e shtëpisë së familjes në fjalë dhe brenda saj u gjendën paramilitarët:Zharko e ZhelkoBackoviç, Nebojsha Mini, i njohur si “Mrtvi”, Dalibor Banjaç- Joshka, Zoran Raskoviç – Dukajev, Boça Bulatoviç, Kiro Vujisiç, Sinisa Misiç, – Bosanac, të cilët me breshëri plumbash vranë Hajriun, djalin 12 vjecarë, motrën e tij Dardanen 11, vëllain Agonin 6 vjecarë, vajzat e axhës së tij: Rinën 6 vjecare dhe Niten 5 vjecare së bashku me Vjollcën, e cila ishte nëna e këtyre dy të fundit, së cilës më pas i morrën dhe masakruan burrin Musaun.
Kurse, nga kjo ngjarje, të mbijetuarit ishin:Gjyshja Mahije dhe djali i saj Isa, të cilën ndëruan jetë pas luftës, gruaja e tij Alisa, djali i tyre Vetoni, cili shptëoi duke u hedhur nga kati i dytë, si dhe Roni, të cilit iu vranë dhe masakruan prindërit dhe dy motrat, e këta të fundit sjellin hollësi për Peja në Fokus, nga ngjarja e asaj nate të kobshme.
“Jonë hy brenda, i kanë marrë jastekët e kokës që flesjshim, me na i kallë njëhere fëmijët. Mandej me na kallë edhe neve, krejt familjen. Na kanë sharë, na i kanë thy krejt çka kemi pasë në shtëpi, e mandej na kanë rendit në sallon dhe kanë fillu me na vra. Ne shtëpi jemi konë: Unë, burri im, katër fëmijët tanë, kunati me gruan e tij, tre fëmijët e tyre, dhe nana e burrit tim Mahija e cila ishte e palëvizshme.”- tregon në rrëfimin e saj për gazetarët e Peja në Fokus, Alise Bala, e mbijetuara nga kjo ngjarje që rezultoi e plagosur me gjithsejt nëntë plumba, e cila duke përmendur paramilitarët e cekur më lartë, thotë se emrat e tyre i di nga rrëfimi i burrit të saj, Ises, sipas të cilit, njëri prej tyre, gjegjësisht Nebojsa Miniç kishte qenë edhe banorë në lagjen e tyre.
“Unë isha e plagosum krejt me gjak, e mendojshin që jam e vdekme. Po fati që nuk kisha kurgjo afër vetës, për me gjujt edhe une kundër tyne. – Humbës se humbës, bile pa i gjujt edhe une nuk e kisha lonë”. – rrëfen me mllef e emocion mes lotësh zonja Alisa.
Paramilitarët, të cilët kërcënonin se:”Kudo ku ka shqiptarë nuk do t’i lënë të gjallë”, pasi e kanë kryer krimin mbi këtë familje, në mënyrë që t’i digjnin edhe trupat e tyre, në largim e sipër kishin hedhur edhe mjet shpërthyes-bombe, por që fatmirësisht flakët nuk kishin përfshirë të gjithë hapësirën.
E djali i saj, Veton Bala tregon se si kishtë arritur të shpëtonte nga vdekja e sigurt.
“Jom konë me dy vëllëzërit e mi duke flejt, jonë hy paramilitarët e kanë kallë një jastek edhe na e kanë ofru kah fytyrat tona, e unë aty jom tremb. – Na kanë marrë na kanë rendit. Unë kamë qenë afër nanës, jam fsheh, mandej kanë nisë me gjujtë më automatikë. Kur e pashë se u ndalën pak, jom shtri, kom nisë me ecë zvarë, deri në ballkon, e ata nuk më kanë pa, se atë natë nuk ka pasë energji elektrike, se nëse më kishin pa, më kishin vra.” – rrëfen ai, tutje:”Kur kam dalë në ballkon, i kam pa poshtë te dera dy paramilitarë, e ata nuk më kanë pa mu. Une mora guximin dhe jam gjujtë poshtë nga kati i dytë ku ishim. Mandej mshefht kam shku tek kojshitë.”
Vetoni, që atëherë kishte vetëm tetë vite jetë, kur kishte shkuar tek oborri i fqinjëve, disa metra largë shtëpisë ku banonin, kishte depërtuar në bashqen e e tyre, që duke kërkuar ndihmë, ka hasur në babain e tij, Isen!
“Kur kam shku, kam thirrë me emra, e kurr nuk e kam prit hiç, më është paraqit babi im, cili po ashtu kishte arrit me u largu prej atje, e më tha: Toni, a je ti? – Thash:PO! – Më pyeti si kam ardhë deri aty, nuk e di se çka i kamë thonë. Tek kojshitë kom ndejt tri ose katër ditë. Derisa babi është marrë më pjesën tjetër të familjes, me varrimin e trupave”.- tregon më tej ai.
E djali i familjes së agjës së Vetonit, Rron Bala, që në atë kohë kishte vetëm katër vite, ishte i vetmi që kishte shpëtuar, duke u fshehur nën batanijen e gjyshës së tij Mahijes.
“Une jam kon mbas shpindes nanes tu u mshef. Edhe niher e kanë marrë nanën, ia kanë marrë krejt dukatin që e ka pas edhe e kanë kthy prap. Mandej ia kanë nisë armët me kërsit, më pas mua, ose më ka rënë të fikët ne ato momente, ose jam ra në gjum, kto veç Zoti e din, por me kujtohet që kam hy edhe ndër plaf(batanije) tek gjyshja. Pas një kohe, as vet nuk e di se sa, jamë këndellë, edhe kam ecë mbi trupat e të vdekurve, kam rënë poshtë prej kauqëve, kur për një moment ndalem edhe i shohë krejt të vdekum. E mbajë në mend se motra e vogël, Nita ende ka qenë gjallë, ajo nuk ka vdekë mennjëherë.”- rrëfen Roni për Peja në Fokus. |www.pejanefokus.net