Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.
Policia e Pejës ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime serioze, është trajtuar fillimisht në QMF dhe më pas është dërguar për trajtim në Pejë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurorja e shtetit, ndërsa rasti është kaluar në sektorin e hetimeve rajonale. Ende nuk ka persona të arrestuar.
Prokuroria e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”, ndërsa policia është autorizuar për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit në Isniq të Deçanit./Pejanefokus.net.
