Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Isniq të Deçanit

Siç ka raportuar dje Peja në Fokus, një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, ku një person dyshohet se është goditur me sëpatë nga një familjar.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Sot, Nikçi ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/decan-djali-dyshohet-se-goditi-babane-me-sepate/

LEXO EDHE: