Komuna e Klinës dënohet me 20 mijë euro – publikoi të dhëna personale

66 përfitues të subvencioneve me motokultivatorë nga Komuna e Klinës panë të dhënat e tyre personale të publikuara online, përfshirë vendbanimin, numrin e telefonit dhe numrin personal, situatë kjo e cila i ekspozoi ndaj rreziqeve kibernetike dhe shkelje të privatësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ndërhyri dhe shqiptoi një gjobë prej 20 mijë eurosh ndaj zyrtares së Komunës së Klinës që publikoi të dhënat.

Drejtori i Administratës së Komunës, Binak Syla, për KIKS Kosovën tha: “Ishte një veprim i paqëllimshëm. Zyrtarja tashmë nuk është pjesë e kabinetit qeverisës. Ky dënim do t’u shërbejë si mësim për kujdes më të madh në të ardhmen.”

Opozita lokale, përmes zëdhënësit të PDK-së, Naim Musliu, reagoi: “Ky veprim tregon joprofesionalizëm dhe këto mijëra euro do të ishte më mirë t’i përdoreshin për shkollat e Klinës. Komuna nuk ka dhënë llogaridhënie për këtë gabim.”

Burimi i informacionit: KIKS Kosova dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP). http://youtube.com/watch?v=_YjppuKsGI8&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

LEXO EDHE: