Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:50 në fshatin Loxhë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor,” ka thënë për Peja në Fokus, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Urgjenca dhe zjarrfikësit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: