Bastisje në Pejë: Policia konfiskon heroinë dhe pajisje të dyshimta 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar.

Sipas njoftimit:.”Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 8 qese të vogla të llojit Heroinë në peshë 2.0 gram, dy peshore digjitale, një mulli për bluarje, një shufër me talike, një sprej dhe tri USB-ja. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.”

Rasti është në hetim të mëtejshëm. /Pejanefokus.net/Siguri.

LEXO EDHE: