Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj D.F., për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
“Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 euro”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Në dënim përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ndërsa gjoba duhet të paguhet brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Po ashtu, gjykata e ka obliguar të pandehurin që t’i paguajë Postës së Kosovës – Mitrovica 1 shumën prej 71.572,26 euro, brenda tre muajve nga marrja e formës së prerë të aktgjykimit.
“Gjykata urdhëron ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik për një periudhë dyvjeçare, pas vuajtjes së dënimit me burg”, thuhet më tej në aktgjykim./Pejanefokus.net.
