Fakulteti i Biznesit ka njoftuar sot për rikthimin dhe angazhimin e katër profesoreshave, duke theksuar rëndësinë e përvojës akademike dhe vizionit profesional në zhvillimin institucional.
“Ka momente kur institucionet rriten edhe duke ribashkuar vlerat e tyre. Sot, Fakulteti i Biznesit rikthen dhe mirëpret profesoresha që sjellin përvojë, stabilitet dhe vizion akademik, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional”, thuhet në njoftim.
Në staf janë përfshirë:
Prof. ass. dr. Mimoza Luta
Prof. ass. dr. Arjana Xhemajli
Prof. ass. dr. Mirjeta Domniku
Prof. ass. dr. Fidane Spahija Gjikolli
Sipas Fakultetit, këto prurje përfaqësojnë energji të re profesionale dhe një hap të qartë drejt një Fakulteti modern, konkurrues dhe të orientuar nga e ardhmja./Pejanefokus.net.
