Peja përfaqësohet me 6 deputetë dhe një ministër në Legjislaturën e 10-të

Seanca konstituive e Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës është mbajtur më 11 shkurt 2026, ndërsa më pas është formuar edhe Qeveria “Kurti-3”.

Në këtë përbërje të re parlamentare, Peja fillimisht kishte shtatë deputetë, duke u renditur ndër komunat me përfaqësimin më të madh në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, pas formimit të Qeverisë, përfaqësimi i saj në Kuvend mbeti me gjashtë deputetë, si dhe me një ministër në ekzekutiv.

Deputetët nga Peja në Legjislaturën e 10-të janë: Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Ndërkaq, Elbert Krasniqi do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Po ashtu, pritet që në ditët në vijim nga Peja të ketë përfaqësim edhe në pozita të tjera në nivel qendror, përfshirë emra të mundshëm në postet e zëvendësministrave.

Ky përfaqësim pritet t’i japë Pejës zë në institucionet qendrore përballë sfidave dhe çështjeve me të cilat përballet ky rajon./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: