Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani nga Peja, është arrestuar më 5 shkurt 2026 nga autoritetet serbe, derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Serbisë.
Lajmin për Peja në Fokus e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.
LAJMI PARAPRAK PËR RASTIN KËTU: https://pejanefokus.net/ish-ushtari-i-uck-se-nga-peja-arrestohet-nga-autoritetet-serbe/
Për ta ndihmuar në procesin e lirimit të tij, në Beograd ka shkuar avokati Arianit Koci, i cili ka shprehur shqetësim për gjendjen e Llozhanit.
“Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit. Kam informata që jam edhe unë i rrezikuar. I ftoj patriotët që flasin e bëjnë hajgare në rrjete sociale – me ardhë këtu me mua. Le ta tregojnë veten. Nuk jam i vetmi që duhet me u kujdesë për qytetarin e Kosovës, apo jo? Përndryshe, Mit’hati nuk është mirë. Po më tregojnë që në burg e kanë dërgu në mesin e pjesëtarëve të grupit famëkeq të Arkanit”, ka deklaruar Koci.
Rasti ka ngjallur reagime në Pejë dhe pritet të ketë zhvillime të tjera./Pejanefokus.net.
