Mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Pejës për vitin 2026 do të mbahet më 26 shkurt, ku ndër pikat kryesore është betimi i dhjetë asambleistëve të rinj që do të zëvendësojnë ata që u emëruan drejtorë në qeverisjen “Muhaxheri 4”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Pejës, asambleistët që pritet të japin betimin janë: Gentiana Atashi-Bajrami, Kaltrina Lajqi, Dafina Dragaj, Islam Husaj, Muamel Dupljak, Shkumbin Prekaj, Atdhe Berisha, Elbasan Krasniqi, Bekim Morina dhe Shqiprim Muriqi.
Gjithashtu, në këtë seancë pritet të bëhet emërimi i nënkryetarit të Komunës për komunitete joshumicë.
Ndryshime të tjera mund të pasojnë në seancat e ardhshme, pasi disa zyrtarë publik që shërbejnë si shërbyes civil do të zgjedhin mes pozicioni të asambleistit dhe vendit të tyre të punës sipas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës./Pejanefokus.net.
