Ngacmohen dy femra në rrjete sociale në Pejë e Istog

Dy raste të ngacmimeve përmes rrjeteve sociale janë raportuar kohët e fundit në Pejë dhe Istog.

Policia ka njoftuar se të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe të liruar në procedurë të rregullt.

“NGACMIM Istog 08.02.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e parë nga Policia.

Në rastin e dytë bëhet e ditur se në “Rr. Sali Gjika, Pejë/ 10.02.2026 – 20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar mesazhe fyese në rrejte sociale, nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Policia apelon për kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale dhe inkurajon raportimin e çdo ngacmimi të mundshëm./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: