“Fluturimet” në rrugën Pejë –Prishtinë – shoferit 500€ gjobë dhe 6 muaj patentin

Policia e Kosovës ka shqiptuar dy gjoba në raste të ndara për mosrespektim të rregullave në trafik.

Në rastin e parë, një shofer ka zhvilluar shpejtësi 186 km/h në zonën me kufizim 80 km/h. Sipas Policisë, kundërvajtja është incizuar nga vetë shoferi. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe i është marrë leja e drejtimit për 6 muaj.

Ndërkaq, në rastin tjetër, në rrugën Klinë-Pejë, në fshatin Grabanicë, është gjobitur një shofer autobusi për tejkalim në vijë të plotë, veprim i ndaluar me shenja horizontale dhe vertikale.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3 muajsh pa leje drejtimi.

Policia ka theksuar se të dy rastet janë dëshmuar me incizime dhe se do të vazhdojë kontrollet për rritjen e sigurisë në trafik./Pejanefokus.net.

Burimi zyrtar i informacionit në link: https://www.facebook.com/share/p/1NUgzZHVmX/

LEXO EDHE: