Prishje në Ramun të Pejës – Energjia rikthehet më së largu të shtunën

Pas raportimit të bërë nga Peja në Fokus lidhur me mungesën e energjisë elektrike në fshatin Ramun, ka reaguar KEDS.

Sipas zëdhënëses së KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e erërave të forta, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin dhe dëmtimin e disa shtyllave elektrike.

“Për shkaqe sigurie jemi detyruar ta ndërpresim energjinë elektrike deri në sanimin e plotë të problemit. Menjëherë pas raportimit ekipet tona kanë dalë në terren për ta vlerësuar situatën dhe janë duke punuar intensivisht për rregullimin e saj”, thuhet në përgjigjen për redaksinë.

Sipas KEDS-it, problemi pritet të zgjidhet shumë shpejt, më së largu deri nesër./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/2793-2/

LEXO EDHE: