Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire.
(Artikull i shkruar në nëntor, 2020)
Çarshia e vjetër në Pejë daton që nga shekulli i i pësëmbdhjetë dhe paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Rruga e gjatë në çarshi , me shitore të shumta nga të dy anët i mashtron vështrimet e vizitorëve dhe ua zgjon frymën konsumuese. Dyqanet janë tipike orientale, ndërsa shitësit janë të gatshëm të merren vesh për çmimin me blerësit e interesuar. Këtu , mjeshtrit do t’ju ofrojnë kapela cilësore për çdo rast , pelerina, stoli, etj.
“Rivitalizimi i Çarshisë së vjetër dhe Artizanatet e Kosovës perëndimore”, BE-ja ka investuar rreth 500 mijë euro. Projekti ka përmirësuar shumë infrastrukturën e Çarshisë në qytet. Qendra për zhvillimin artizanal është ndërtuar në Pejë ku 12 zanatlinjë dhe 27 nxënës, që duan të zotërojnë aftësi për vepra artizanale të veçanta, janë bërë pjesë e kësaj qendre.
Çarshia e Vjetër e Pejës – Çarshia e Vjetër paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vjetër është e njohur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka ndikuar në qytetin e Pejës dhe në regjion, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë e cila identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shk.XIV dhe ka qenë e përbërë nga 4 pjesë ( Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit). Kanë qenë 960 dyqane të cilat kanë ushtruar zeje të ndryshme. Edhe tani në Çarshi gjinden disa nga këto dyqane në të cilat i ushtrojnë zejet e tyre.
Hamdi Dobroshi, njëri ndër më të vjetërit argjendar në Pejë tregon se pse e veçon qarshin e vjetër në Pejë.
“Çarshinë e vjetër në Pejë, e veçon tradita zakonet dhe si një vend ku tregtia dhe të gjitha bizneset janë zhvilluar në çarshi dhe ende vazhdojnë të punojnë. Fluksi në çarshinë e Pejës është i njëjti si çdo vit që ka qenë, por më shumë ka njerëz kur bashkatdhetarët kthehen në qytet. Çarshia ka qenë shumë e bukur, por çdo send i pa mirëmbajtur duhet të ketë ndryshim”.
Peja paraqet një burim të begatshëm të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme, të cilat veçohen për nga vlerat, cilësitë, karakteristikat, rëndësia historike etj.
Kontributin më të madh për zhvillimin e hershëm të turizmit e ka bërë çarshia e vjetër në Pejë, në çarshi ishin 550 dyqane nga druri ku ushtroheshin mbi 56 zeje, një pjesë e madhe prej tyre janë shuar por jorgangjiu,rrobaqepesi punonjësit e drurit dhe metalit të cilët punojnë ende.
Bujar Lleshi, një prej zejtarëve në çarshinë e Pejës, i cili thotë se në krahasim me periudhat e mëhershme, çarshia është rregulluar shumë.
“Çarshia tash është rregulluar shumë, është shumë më e bukur siç ka qenë, traditën e gjyshit dhe babit tim e kam vazhdu unë, kohërat kanë ndryshuar shumë edhe kërkesat janë më ndryshe, fluks të njerëzve ka vetëm në sezonë e pastaj nuk është se ka shumë njerëz”
Çarshia e ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane ka qenë e përbërë nga katër pjesë, Çarshia e madhe, Çarshia e Gjatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit. Aty ndodhet edhe Çarshia Xhamia, e ndërtuar që në vitin 1471, në oborrin e së cilës është i varrosur Haxhi Zeka. Madje ndodhet edhe Kulla e tij, apo si njihet Kulla e Pashës.
Peja ka një traditë të gjatë të zejeve, por për fat të keq ato janë në shuarje e sipër. Është vizioni i komunës së Pejës që trashëgimia të ruhet, mbështetet dhe promovohet. Kjo do të bëhet përmes ndihmës së drejtpërdrejt financiare për bizneset ekzistuese në këtë lëmi dhe promovimit të turizmit kulturorë që do të rriste aspektin e kërkesës për këto produkte.
Zejtaria në Pejë arriti kulmin e zhvillimit sidomos në shekujt XVIII dhe XIX. Prodhimi me vlerë artistike në këtë kohë kanë dhënë veçanërisht: argjendarët, saraçët, terzinjtë, qeleshepunuesit dhe zeje tjera.
Në vitin 2015 Komuna e Pejës së bashku me Bashkësinë Evropiane dhe organizatën “Promotion of Heritage Management PHM West “, kanë filluar realizimin e projektit për rivitalizimin e çarshisë së vjetër të Pejës. Rivitalizimi ka përmirësuar infrastrukturën e çarshisë dhe ka ruajtur elementet karakteristike të saj që datojnë nga periudhat e hershme. Së bashku me rivitalizimin e çarshisë është krijuar edhe qendra e zhvillimit artizanal. Kjo qendër ofron mësime për mbi 12 zanate.
Ndryshe nga Lleshi mendon Blerim Krasniqi qytetar nga Peja, i cili thotë se çarshia ka qenë më e bukur më përpara sesa tash .
“Çarshia e Pejës, është vendi më i vjetër dhe me shumë dyqane, unë shkoj shumë shpesh në çarshia për të pirë kafe, ka shumë njerëz të cilën vijnë në çarshia është vend mjaft i frekuentuar, nëse kisha ndryshuar diçka në çarshinë e Pejës, është se do e ktheja në kalldërma se siç kishte qene dhe pse jo të ishte me dyqanet e vjetra në atë lloj forme.”
Sipas KosovaGreenzone, 5 vendet që duhet të vizitohen në Pejë janë muzeu i qytetit, mulliri i Haxhi Zekës, etj.
/ KultPlus.com /Pejanefokus.net