Nga 2 deri më 6 mars, nga ora 12:00-13:00, qytetarët mund të bëjnë matjen e tensionit të syrit pa udhëzim, pa pagesë dhe pa termin në Spitali e madh në Pejë.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, me qëllim mbrojtjen e shikimit, njoftoi Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Ndryshe, ky spital gjatë këtyre ditëve ka pranuar një donacion të aparatit për matjen e tensionit të syrit nga Asociacioni i të Sëmurëve me Diabet (ASDP), me mbështetjen e Agjencisë për Financim në Kosovë (AFK).
Drejtori Dr. Fahri Hasani dhe stafi mjekësor e kanë futur pajisjen në funksion, duke përmirësuar diagnostikimin e hershëm të glaukomës dhe komplikimeve okulare./Pejanefokus.net.
