Sekretari i Kuvendit të Pejës “mbron” Komitetin ku antare është gruaja e tij

Pas artikullit të Peja në Fokus mbi legjitimitetin e Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit, sekretari i Kuvendit të Komunës së Pejës, Avni Gashi, ka reaguar për të mbrojtur funksionimin e komitetit, ku gruaja e tij, Fellenza Podrimcaku Gashi, është anëtare.

Në kontakt me portalin tonë, e kemi pyetur: “A keni familjarë që janë anëtarë të Komitetit për Mjedis, dikush nga anëtarët, si për shembull Fellenza Podrimçaku Gashi, a është familjare e juaja?” – sekretari Avni Gashi është përgjigjur:”Po. Është gruaja”, duke konfirmuar konstatimin e portalit Peja ne Fokus.

Ky fakt vendos reagimin e tij institucional në një kontekst të qartë dhe evidenton ndikim të mundshëm indirekt, ndërsa artikulli i Peja në Fokus nxjerr në pah tensionet dhe debatet mbi legjitimitetin dhe funksionimin e komitetit konsultativ në menaxhimin e mjedisit në Pejë.

Ndryshe, në raportimin e mëparshëm, portali Peja në Fokus ka raportuar rastin ku legjitimiteti i veprimtarisë së Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit, – në të cilin antare është gruaja e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Pejës, Avni Gashit, Fellenza Podrimçaku Gashi – ishte kontestuar nga shefi i Zyrës Ligjore të Komunës, Pandeli Rugova.

E me vazhdën e hulumtimeve, Peja në Fokus ka mësuar se sekretari Gashi ka reaguar po për të njëjtin komitet, ku antare është gruaja e tij, duke tentuar të shfaq “mbrojtje” për legjitimitetin e këtij komiteti./Pejanefokus.net.

“Përplasje” mes zyrtarëve komunalë për Komitetin e Mjedisit në Pejë

LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT NË LINK: https://pejanefokus.net/perplasje-mes-zyrtareve-komunale-per-komitetin-e-mjedisit-ne-peje/

LEXO EDHE: