Policia e Kosovës ka shqiptuar dy gjoba për drejtues automjetesh që zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.
“Pas ndalimit dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore, njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për Gjykatë, ndërsa drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe sekuestrim i patentës për 1 vit,” bëri të ditur policia.
Autoritetet theksojnë: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe si të tilla do të trajtohen me tolerancë zero.”/Pejanefokus.net.
