Fakulteti i Biznesit në Pejë, studentëve: Semestri regjistrohet në formë fizike

Fakulteti i Biznesit pranë Universitetit Publik “Haxhi Zeka” së fundëmi ka dalë me një njoftim për regjistrimin e semestrit për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, duke kërkuar që regjistrimin e semestrit ta bëjnë duke u paraqitur fizikisht në institucion.

Citat i plotë i njoftimit nga Fakulteti i Biznesit:
“Fakulteti i Biznesit njofton të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master se regjistrimi i semestrit do të realizohet:
Nga data 04 Mars 2026 deri më 13 Mars 2026 në formë fizike, në Objektin C – tek referentat.
Gjatë procesit të regjistrimit, studentët janë të obliguar që të përcaktohen edhe për lëndët zgjedhore, në përputhje me planprogramin e tyre studimor.
Studentët të cilët deri tani janë lajmëruar për regjistrim fizik të semestrit, por nuk kanë bërë përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore, obligohen që nga data 04 Mars 2026 të paraqiten sërish në Objektin C tek referentat, me qëllim të përfundimit të këtij procesi administrativ.
Mosrespektimi i këtij obligimi mund të sjellë pasoja në vijueshmërinë e studimeve dhe organizimin e orarit mësimor.
Ju lutemi për respektim të afateve të përcaktuara.”
– Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Haxhi Zeka”

Për të sqaruar disa pika të rëndësishme, redaksia e “Peja në Fokus” ka dërguar pyetje tek Universiteti, duke kërkuar sqarime mbi:

  • Funksionimin e sistemit “SEMS” për regjistrim online,
  • Arsyet për paraqitjen fizike të studentëve këtë semestër,
  • Çfarë masash janë marrë për studentët që nuk mund të paraqiten fizikisht.

Sapo të marrim përgjigjet nga Universiteti, do t’i publikojmë për lexuesit tanë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: