Një ditë e veçantë është shënuar në Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku brenda 24 orëve kanë ardhur në jetë 10 foshnje.
“Një ditë e bukur, e mbushur plot me jetë të reja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – 10 foshnje erdhën në jetë brenda një dite”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 4 djem dhe 6 vajza, të cilët kanë lindur të shëndetshëm, duke sjellë gëzim për familjet e tyre dhe për stafin mjekësor.
“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 10 foshnje të shëndetshme – 4 djem dhe 6 vajza, duke sjellë gëzim për familjet e tyre dhe për stafin tonë që kujdeset çdo ditë për jetën e re”, shtohet tutje.
Nga spitali theksohet se pas çdo lindjeje qëndron një ekip mjekësh, infermierësh dhe mamish që punojnë me përkushtim 24 orë në ditë për sigurinë e nënave dhe foshnjave./Pejanefokus.net.
