Mbeturinat e “Ekosigut” te projekti “Borea” – Reagon inspektorati i Ministrisë

Më 20 shkurt 2026, portali Peja në Fokus publikoi një fotografi, ku dyshohet se punëtorë të ndërmarrjes komunale “Ekosig” po zbraznin mbeturinat në hapësirën ku po ndërtohet projekti turistik “Borea” në Pejë. Lajmi ishte dërguar nga qytetarë, të cilët thanë se pamje të tilla shfaqen shpesh në këtë zonë.

Redaksia e Peja në Fokus kontaktoi drejtorin e “Ekosig”, Esat Abdullahu, me telefon dhe me shkrim, duke i dërguar edhe fotografinë e siguruar, por deri në publikim ai nuk u përgjigj.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi, tha se punëtorët duhet t’i çojnë mbeturinat në deponinë zyrtare në fshatin Sferkë, megjithëse ajo ka kapacitet të tejkaluar.

Pas reagimeve në rrjete sociale dhe nga politika lokale, asambleisti Ardit Berisha shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e papastërtisë në hapësirat publike.

Ndërkaq, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka obliguar Inspektoratin komunal të Pejës që të largojë mbeturinat e hedhura nga “Ekosig”, duke konfirmuar se hapësira e projektit “Borea” është pastruar plotësisht dhe se mbeturinat do të deponohen vetëm në deponinë zyrtare në Sferkë.

”Pas obligimit të vendosur nga inspektorati, ndërmarrja ‘Eko Sig’ ka bërë largimin e mbeturinave dhe pastrimin e plotë të hapësirës. Po ashtu, ndërmarrja është obliguar që mbeturinat tash e tutje t’i deponojë vetëm në deponinë zyrtare në Sferkë.”- tha mes tjerash Pacolli./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth këtij rasti në link: https://pejanefokus.net/a-po-perdoret-borea-si-deponi-per-mbeturinat-e-qytetit-dhe-nga-kush/?fbclid=IwY2xjawQZAcNleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFGZVFXMWV5b0hSell0b3Bzc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHjFz1WQ-YGrZvGzG2cBoRQOVv7GDd3xr1px0fepPPTQana1PhwjvPpTlOOTz_aem_uhw_2gFCv5GP4McXrAy_MQ

LEXO EDHE: