Trupi i Beqir Shaqir Malokut (69) nga fshati Saradran i Istogut, i zhdukur që nga 17 gushti 2025, është gjetur sot në zonën e quajtur “Mali i Popit”.
Sipas familjes, trupin e pajetë e kanë gjetur vëllai dhe motra e tij, ndërsa lajmin e hidhur e konfirmoi vëllai Isa Maloku:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot na u shuan shpresat për ta gjetur vëllanë tonë të dashur të gjallë… në moshën 69-vjeçare na la Beqir Shaqir Maloku.”
Deklarata e policisë për rastin: “PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR, HETIM I VDEKJES. Më 07.03.2026 është raportuar nga familjarët se ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi i IML-së, të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.”
Policia dhe ekipet hetimore janë duke sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër (8 mars) në ora 16:00, në varrezat e fshatit Saradran, komuna e Istogut./Pejanefokus.net.
Lajmi paraprak rreth rastit: https://pejanefokus.net/familja-konfirmon-gjendet-i-vdekur-beqir-maloku-nga-saradrani/
