Rugovasit ankohen te Muhaxheri për masat e reja në Rugovë

Banorë të Rugova kanë shkuar sot në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për t’u ankuar lidhur me masat e vendosura pas ndalimit të aktiviteteve ndërtimore në zonën e parkut kombëtar.

Sipas tyre, pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, ata po përballen me kontrolla nga autoritetet dhe pengesa në lëvizje me mjete të rënda dhe materiale ndërtimore.

Banorët kanë treguar se Policia u ka thënë se janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore pa leje në zonat e mbrojtura.

Shefi i kabinetit të kryetarit, Faik Zekaj, i tha portalit Peja në Fokus se Komuna nuk ka pranuar ndonjë vendim zyrtar nga Ministria, por lajmin e kanë marrë nga rrjetet sociale.

Ai shtoi se disa banorë që kanë biznese në Rugovë po hasin në pengesa për të dërguar materiale për riparime të objekteve të dëmtuara, ndërsa sipas tij kjo është kompetencë e nivelit qendror dhe jo e Komunës.

Ndryshe, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka ndaluar çdo aktivitet ndërtimor ilegal në parqet kombëtare Bjeshkët e Nemuna National Park dhe Sharri National Park./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak për vendimin: https://pejanefokus.net/ndalohet-ndertimi-ilegal-ne-bjeshket-e-nemuna-reagojne-banoret/

LEXO EDHE: