Vdes 31-vjeçari Yll Çeku, pas lëndimeve nga një vetaksident

31-vjeçari Yll Çeku ka ndërruar jetë sot, më 11 mars, pasi po trajtohej në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për lëndime të rënda që kishte pësuar në një vetaksident trafiku më 8 gusht 2025.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar familja Çeku.

Lidhur me rastin për Peja në Fokus është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se, me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet të enjten, më 12.03.2026, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Qyshk, në rrugën “Martirët e Qyshkut”.

Ndryshe, i ndjeri ishte edhe djali i vëllait të gjeneralit Agim Çeku./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: