Çertifikohen dy qen policorë në Vrellë të Istogut

Policia e Kosovës njoftoi se sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy qenve policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë, të siguruar si donacion nga Ambasada e Francës.

Këta qen do të shërbejnë për zbulimin e drogës, armëve, municionit, kartëmonedhave të falsifikuara dhe materialeve të tjera kriminale, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: