Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mbrëmjes në Pejë. Isa Nikqi, rreth të 30-tave, u gjet i pajetë në Zllapek të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJENPejë / 15.03.2026 – 19:13. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion”- thuhet në njoftim.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit./Pejanefokus.net.
